Disa orë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë. Gjithashtu janë shpallur në edhe 9 persona të tjerë.
Mes tyre është shpallur në kërkim edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati.
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Protesta e djeshme kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos.
Mosbindja civile nisi nga Kryeministria, ku të parët që u përplasën fizikisht me uniformat blu ishin deputetët e Partisë Demokratike. Kaq mjaftoi që protestuesit të hidhnin molotov në drejtim të selisë së qeverisë.
Pas paralajmërimeve disa herë nga ana e policisë për të ndalur sulmet ndaj institucioneve, kjo e fundit u mundua t’i ndalte protestuesit me sprej lotsjellës. Pas Kryeministrisë, protesta e opozitës vijoi drejt selisë së Partisë Socialiste, aty ku edhe tensioni u rrit më shumë. Demokratët nuk kursyen asgjë, duke i vënë flakën gjithckaje.
Si pasojë e sasisë së madhe të molotovit që rrezikoi edhe jetën e uniformave blu, hyrja e godinës së selisë rozë u përfshi nga flakët. Përshkallëzimit të situatës që zgjati për disa minuta, forcat e policisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës. Më pas, turma e protestusve iu drejtua Bashkisë së Tiranës, aty ku kishte një prani të madhe të uniformave blu. Edhe këtu skenari ishte i njëjtë.
Lini një Përgjigje