TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 08:18

Protesta e opozitës me molotov, arrestohet 1 protestues; shoqërohen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës me molotov, arrestohet 1 protestues; shoqërohen 5

Një person është arrestuar ndërsa pesë të tjerë janë shoqëruar në policinë e Tiranës pas protestës së djeshme të opozitës.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Nha flakët dhe hedhja e molotovëve mbetën të plagosur 10 policë dhe dy protestues, të cilët u dërguan në spital.

Protesta e opozitës nisi duke hedhur molotov te Kryeministria dhe vijoi më pas në selinë e Partisë Socialiste.  Protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme pasi qëndruan për disa minuta aty, ata shkuan drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje bomba molotovë dhe u përplasën me policinë.

Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së Parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusësh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.

Lini një Përgjigje