TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 07:36

Vritet 28-vjeçari shqiptar në Greqi, qëllohet me thikë nga dy kushërinjtë e tij

Shkruar nga Pamfleti

Vritet 28-vjeçari shqiptar në Greqi, qëllohet me thikë nga

28-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje nga dy kushërinjtë e tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç.

Një ngjarjen e rëndë në ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar është vrarë me thikë në qafë.

Mësohet se 28-vjeçari Denis Loka është qëlluar nga dy kushërinjtë e tij, vëllezër të moshës 17 vjeç Enis Loka dhe 19 vjeç Aleksandros Loka, të cilët kanë pretenduar se viktima abuzonte seksualisht me ta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të plagosur 28-vjeçarin në rrugë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. 

Raportohet se pas krimit, dy vëllezërit shqiptarë janë dorëzuar në komisarit. 17-vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.

Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari abuzonte me ta. Policia po heton ngjarjen e rëndë.

Vritet 28-vjeçari shqiptar në Greqi, qëllohet me thikë nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje