TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2024, 13:09

Qëlloi me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase, si 18-vjeçari shkoi t’i jepte ‘mësim’ njerkut shqiptar pas sherrit me të ëmën

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase,

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali, ku 45-vjeçar shqiptari Minako Manxhari qëlloi me armë zjarri djalin e partneres së tij ukrainase.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën XXV Aprile, në Novate, një komunë në periferi të Milanos.

Raportohet se në momentin kur u qëllua me plumb në qafë, 18-vjeçari ukrainas ka qenë nën shoqërinë e tre shokëve të tij, të cilët janë larguar me vrap.

Sipas mediave italiane, i plagosur ka shkuar së bashku me tre shokët e tij për t’i dhënë një “mësim” njerkut të tij shqiptar, pasi kishte marrë vesh për një debati që ai kishte sapo kishte pasur me nënën e tij.

Fqinjët kanë telefonuar ambulancën dhe i riu është dërguar në spital. Raportohet se ka marrë një plumb në qafë në anën e djathtë, që i ka dëmtuar një arterie. Ai u transportua me urgjencë në Niguarda, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autori Minako Manxhari raportohet se ishte pa precedentë penalë dhe punonte si shofer kamioni.

Në apartemtin ku jetonte çifti u gjet arma e përdorur nga shqiptar, pistoletë Beretta, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.

“E kam marrë për mbrojtje më shumë se dhjetë vite më parë nga një maroken”, ka deklaruar 45-vjeçari.

Ai ka shprehur keqardhjen për atë që ndodhi, duke deklaruar ishte i zemëruar në momentin kur qëlloi djalin e partneres së tij.

Si ndodhi sherri

Sherri mes çifti ka filluar rreth një orë para ngjarjes. Ata ndodheshin në shtëpinë e miqve të tyre, në një festë dhe kanë filluar të debatojnë.

Sherri përshkallëzi aq shpejt, aq sa të dy, 45-vjeçari shqiptar dhe 39-vjeçarja ukrainase, e cila jeton në Itali që prej vitit 2011, u kthyen në shtëpi në periudha të ndryshme.

Por, debati mes tyre vazhdoi edhe në apartamentin në katin e parë ku jetonin së bashku. Mësohet se shqiptari ka goditur partneren e tij dhe e ka ofenduar, ndërsa britmat zgjuan vajzën 6-vjeçare të çiftit, por edhe më të voglin nga dy djemtë që gruaja kishte nga një lidhje e mëparshme.

15-vjeçari ukrainas ka telefonuar vëllain e tij të madh, i cili në atë moment ishte ende jashtë me miqtë. Me të dëgjuar lajmin, 18-vjeçari vendos t’i japë një mësim njerkut të tij.

Ai ka shkuar në banesë nën shoqërinë e tre miqve dhe kanë dhunuar 45-vjeçarin. Më pas kanë dalë nga apartamenti dhe nisën të larohen, por shqiptari mori armën, doli tek dera dhe qëlloi në drejtim të tyre. I plasgour mbeti djali i partneres së tij, ndërsa 3 bashkëmoshatarët e 18-vjeçarit i shpëtuan plumbave.

Minako Manxhari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje. Arma do të kontrollohet për të zbuluar nëse është përdorur në ngjarje të tjera.

Duket se çifti kishte pasur debate të ashpra edhe në raste të tjera dhe se situata në shtëpi ka qenë e tensionuar kohët e fundit. Por nuk ka pasur denoncime në polici.

Lini një Përgjigje