TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2024, 11:56

“Ule muzikën, se mbaj zi”/ Zbulohet shkaku pse Admir Beqiri qëlloi me shishe në kokë 65-vjeçarin në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

“Ule muzikën, se mbaj zi”/ Zbulohet shkaku pse Admir Beqiri

Një 65-vjeçar i identifikuar si Gëzim Bizoni është vrarë brutalisht në oborrin e banesës së tij, mbrëmjen e të dielës në Sarandë. Autor i krimit të rëndë dyshohet të jetë shoku i tij 42 vjeçari Admir Beqiri.

Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir Beqiri për të jetuar aty.

Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Bizioni dhe Beqiri kishin pasur konflikte së fundmi, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa. Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri në gjendje të alkolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e fëmijës së tij.

Gjatë një konflikti me tone të ashpra, Admir Beqiri e goditi viktimën në fytyrë me një shishe qelqi, duke e lënë të vdekur në vend, dhe vazhdoi ta dhunonte edhe pasi 65-vjeçari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit ndodhej edhe e dashura e 42-vjeçarit, e cila u largua me nxitim, ndërsa pak minuta më vonë u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë. Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

 

Lini një Përgjigje