TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2024, 10:00

Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e braktisën para derës së spitalit

Shkruar nga Pamfleti

Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e braktisën para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Mësohet se autorët e dyshuar e kanë braktisur viktimën pranë një spitali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari ishte i plagosur me armë në kokë, por më pas ndërroi jetë pasi plagët ishin tepër të rënda.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ndërsa theksohet se viktima nuk është identifikuar ende, pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi. Sipas autoriteteve spanjolle, nuk dihet ende se çfarë roli ka pasur i arrestuari.

Autoritetet dyshojnë se kjo vrasja mund të lidhet me trafikun e drogës, pasi në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha droge.

Lini një Përgjigje