TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2024, 21:53

“Më ka krijuar probleme”/ Si Franc Çopja i kërkoi efektivit të policisë të vrasë Nuredin Dumanin: Thjesht mund ta arrestoj!

Shkruar nga Pamfleti

“Më ka krijuar probleme”/ Si Franc Çopja i kërkoi

Në dosjen e SPAK janë zbardhur edhe bisedat e Franc Çopjas me Agustin Çinarin, punonjësin e policisë së Durrësit, i akuzuar si pjesë e grupit Çopja, pasi ka kryer kontrolle në sistemet për llogari të tyre.

Rezulton se Çinari ka informuar Franc Çopjan lidhur me disa ngjarje kriminale, si dhe kontrollet që kryenin forcat e policisë. Në disa raste të përsëritura, Çinari, ka marrë dhe transportuar vlera monetare, të cilat më pas i ka dërguar në destinacionet përkatëse, sipas udhëzimeve dhe orientimeve të marra nga Franc Çopja.

Në një bisedë ata flasin edhe për vrasjen e Nuredin Dumanit.

Pjesë nga biseda:

Franc Çopja: Po vrasim, po tresim e prapë nuk i dilet.

Franc Çopja: Nga totali për vlerën e mallit (73 kg kokainë e shitur në Itali), 34 500 euro do i mbash ti.

Agustin Çinari: Në Port të ndihmoj unë nëse je i interesuar për të sjellë gjë në Shqipëri. Çdo e-mail që më vjen, marr numrin e kontejnerit dhe e veçoj. Pastaj ndonjë nga njerëzit vjen e merr mallin dhe e nxjerr nga Porti.

Franc Çopja: A ke njeri që të marrë përsipër vrasjen e Nuredin Dumanit. Më ka krijuar shumë probleme. Unë hallin e kam me tarzanin (Endrit Alibejn). Ofroj 1 milion euro.

Agustin Çinari: Vetëm mund ta arrestoj Nuredinin, por për këtë punë nuk më ke./Gjërat Tona

 

franc copja nuredin dumani vrasje

Lini një Përgjigje