TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2024, 21:37

Efektivja e policisë aksidenton këmbësorin në Kurbin, 51-vjeçari ndërron jetë në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Efektivja e policisë aksidenton këmbësorin në Kurbin,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Autostradë, kur një efektive police e cila po qarkullonte me mjetin e saj jashtë orarit të punës, ka përplasur për vdekje një 51-vjeçar.

Mësohet se 51-vjeçari është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë që efektivja 43-vjeçare, Florida Zvangu është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje