TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2024, 22:02

Goditi me shishe qelqi 65 vjeçarin që humbi jetën në Sarandë, publikohet fotoja e Admir Beqirit

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me shishe qelqi 65 vjeçarin që humbi jetën në

Është publikuar fotoja e 42-vjeçarit Admir Beqiri, i cili goditi për vdekje me shishe qelqi shokun e tij, 62-vjeçarin Gëzim Bizoni, pas një sherri mes tyre.

Mësohet se Admir Ferik Beqiri, njihen ndryshe edhe si “Miri i Safos” dhe kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku.

Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin. 

Dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve të marra dhe vdiq pak minuta nga sulmi.

Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, ndërsa autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.

 

Lini një Përgjigje