TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 07:17

Sulmoi fizikisht Aldor Ninin në stadium pasi u nda me të bijën, Prokuroria gjermane nis hetimet për vëllanë e Anila Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi fizikisht Aldor Ninin në stadium pasi u nda me të bijën,

Prokuroria e Dortmundit në Gjermani ka regjistruar një kallëzim penal në ngarkim të vëllait të Anila Bashës, Ilirian Basha, për kërcënim ndaj drejtorit të Acromax, Aldor Nini, për motive të dobëta.

Sulmoi fizikisht Aldor Ninin në stadium pasi u nda me të bijën,

Prokuroria e Dortmundit ka hapur një dosje penale për Ilirian Bashën, pasi në 16 qershor të këtij viti, pas ndeshjes Itali-Shqipëri, në stadiumin e Dormundit ‘Signal Iduna Park’, ka tentuar të sulmojë fizikisht Aldor Ninin pas fundit dramatik të lidhjes së Ninit me Sara Bashën, të bijën e Ilirian Bashës.

Ndeshja e parë e Kampionatit Evropian të Futbollit gati sa nuk përfundoi me një skandal, pasi vëllai i Anila Bashës, kur iu vërsul Aldor Ninit nëpër shkallët e stadiumit, ishte pjesë e grupit të beut të futbollit Armand Duka në stadium, për shkak të të motrës Anila Basha, e cila është anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF-së.

Ilirian Basha, sapo ka parë Aldor Ninin, është sulur drejt tij i tërbuar nëpër shkallët e stadiumit, duke e kërcënuar se do t’a vriste pas ndarjes jo edhe aq paqësore të Aldor Ninit me vajzën e z. Basha, Sara Basha, një histori e njohur tashmë për publikun dhe që ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Për incidentin kanë nisur një hetim autoritetet lokale gjermane. Me mbledhjen e provave, ku përfshihen pamjet filmike dhe dëshmi, Prokuroria e Dortmundit ka hapur një çështje penale për Ilirian Bashën, kandidatin për vjehërr të Aldor Ninit.

Ndërkaq, një çështje penale në Gjermani është hapur edhe për Vesho mallistin, i cili sapo është dënuar tre herë nga Gjykata e Köln-it në Gjermani duke konstatuar shkelje të përsëritur nga ana e tij të së drejtës së autorit, me publikimet dhe maskarallëqet në pusetën e tij mediatike CNA.

Ndërkaq, Prapaskena ka informacion se Vesho mallisti dhe Anila Basha po ushtrojnë presion ndaj gjyqtares Enkeleida Dalipi, e cila ka marrë në shqyrtim një dosje skandaloze dhe tendencioze, me fabrikime dhe arnime kundër Aldor Ninit, gjoja për përndjekje ndaj Sara Bashës.

Jo vetëm që nuk ekziston asnjë element i faktit penal të pretenduar në dosjen që reflekton hakmarrjen e Anila Bashës, por prokuroria duhet të kishte marrë nën hetim zonjën Basha, e cila po përdor mbesën për interesat e saj, si dhe Ilirian Bashën për dhunë ndaj vajzës, siç edhe kjo e fundit shprehet se është dhunuar nga familja në një video të publikuar në media./Prapaskena  

 

Lini një Përgjigje