
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me protestën e opozitës, duke e akuzuar se efektivë të policisë kanë shtyrë molotovin drejt një qytetari, duke i shkaktuar djegie.
Gazment Bardhi ka publikuar edhe videon e këtij momenti.
Në reagimin e tij në rrjete sociale, Bardhi ka ashpërsuar gjuhën në adresë të ministrit Hoxha.
“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Kriminel”, ka shkruar Gazment Bardhi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje