
Analisti Enton Abilekaj u shpreh skeptik për strategjinë e opozitës të ashtuquajtur mosbindje civile që Partia Demokratike nisi sot.
Abilekaj u shpreh se nëse nesër nuk është dita e dytë e mosbindjes civile, atëherë kjo dita e parë ishte kot. Ai shton se nëse pas kësaj situate nuk ka vijueshmëri atëherë kjo nuk është mosbindje, por shëtitje.
“Nëse nesër nuk është dita e dytë, atëherë kjo dita e parë ishte kot. Nëse nuk ka vijueshmëri, vetëm mosbindje civile nuk është. Do të shohim se ç’do të bëjnë. Nuk dua ta paragjykoj sot.
Nëse nuk vazhdon çdo ditë dhe në çdo vend të Shqipërisë për destabilizimin e pjesshëm, kjo është shëtitje për Ramën në krahasim me protestat e 2019, që ishin më të forta dhe më masive se këto.
Edhe protesta e Klodian Rashës ishte më e fortë se kjo.
Nëse nuk çohen të gjithë, edhe partitë e reja, edhe ne, edhe çdo shqiptar, për zgjedhje të lira, kjo është çështje e kompromentuar nga vetë ne.
Zgjedhjet e lira i duan të gjithë”, tha Abilekaj për “TPZ”.
Lini një Përgjigje