
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani deklaroi se protesta e mbajtur këtë të hënë e ka plotësuar qëllimin e saj.
Në një lidhje direkte për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se qytetarët morën pjesë në mënyrë masive gjë që tregoi se qytetarët po reagojnë për keqqeverisjen, pasi sipas tij tashmë Shqipëria është kthyer në diktaturë.
“Qytetarët reaguan për këtë keqqeverisje, pasi vendi është kthyer në një diktaturë. Njerëzit kanë frikë të flasin e të reagojnë. Kryeministri i ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe po e popullon vendin me të huaj”, tha Dogjani.
I pyetur se si do vijojë skenari i opozitës, Dogjani tha se do të vijohet me të gjitha mënyrat deri në arritjen e qeverisë teknike.
“Ne do vazhdojmë me të gjitha mënyrat e më të gjitha protestat deri sa të arrijmë qeverinë teknike dhe të kemi zgjedhje të lira. Ne nuk duam pushtetin sot, ne duam të shkojmë e të votojmë të lirë”, tha ai.
Lini një Përgjigje