TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 22:55

Çfarë do të bëjë tani opozita? Boçi: Aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të bëjë tani opozita? Boçi: Aksioni

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” ka folur për hapat e radhës për opozitën pas protestës së sotme, në të cilën ai ishte prezent.

Boçi u shpreh se protesta e sotme shënonte hapjen e mosbindjes civile dhe se ajo tregoi se opozita ka mbështetjen e qytetarëve.

Ai paralajmëroi se “lufta frontale” e opozitës do të përfshijë përhapjen e aksionit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në kryeqytet.

Kjo ishte hapja e mosbindjes civile, pjesëmarrja ishte masive dhe protesta ishte në parametrat e parashikueshëm nga ne. Sot opozita tregoi se do ketë rezistencë dhe se ka mbështetjen e qytetarëve. Lufta frontale ka të bëjë me përhapjen e aksionit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë. Në ditët në vazhdim do të njoftohen edhe detaje të tjera nga aksionet e opozitës. Sot kemi bërë hapin vendimtar për të zbuluar vendosmërinë tonë për t’u përballur me luftën që na është ofruar, për të arritur qëllimet tona, qeverinë teknike, lirimin e liderit të opozitës dhe fundin e burgosjeve politike”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje