Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.
Lapsi shkruan se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.
Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.
Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.
Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës.
Ndërkohë ditën e djeshme me simpatizantë të mbledhur në oborr dhe në mungesë të Sali Berishës të burgosur në shtëpi, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi shoqëruar nga zyrtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dolën nga “selia blu” për të prirë 3 orët e “mosbindjes civile”.
Me mbi gjysmë ore me vonesë nga orari i lajmëruar për nisjen e protestës, mbërritja e “të besuarve të Berishës” përballë kryeministrisë ndezi protestuesit që ishin grumbulluar aty.
Turmës iu bashkua edhe Shkëlzen Berisha.
Në mungesë të Edi Ramës që ndodhej në Gjermani, demokratët ja “shfrynë inatin” godinës së Kryeministrisë dhe selisë së PS.
Lini një Përgjigje