TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 10:19

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja shkon në SPAK
Jurgis Çyrbja

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Bëhet me dije se deputeti socialist po pyetet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone. 

Çyrbja shihet teksa futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Lini një Përgjigje