TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2024, 11:31

Trupi i shkrimtarit Ismail Kadare ende në QSUT, pritet të organizohet ceremoni shtetërore për kryerjen e homazheve

Shkruar nga Pamfleti

Trupi i shkrimtarit Ismail Kadare ende në QSUT, pritet të organizohet

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare.

Mësohet se vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, pavarësisht se nuk ka vuajtur më parë nga zemra.

Shërbimi i Urgjencës ka shkuar në banesën e shkrimtarit dhe është bërë gjithçka për ta mbajtur atë në jetë. Më vonë është bërë transferimi i tij në QSUT, ku edhe ka humbur jetën.

Ndërkohë trupi i kolosit të letrave shqipe ndodhet ende në spital, ndërkohë që po bëhen procedurat e nevojshme.

Sipas burimeve pritet të mbahet edhe një ceremoni zyrtare dhe shtetërore për homazhe t për shkrimtarin e madh.

Lini një Përgjigje