
Ervin Karamuço, ekspert i çështjeve të sigurisë,u shpreh se zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka shkaktuar një shqetësim edhe te partnerët ndërkombëtarë për mënyrën se si po menaxhohet ky proces.
Nga studio e Top Story, Karamuço tha se kemi politikanë që po bëjnë tregti votash në KLP me qëllim që të zhdukin dosjet që kanë në SPAK.
“Një numër i SKY EÇ… Kush është ky zyrtar i lartë i ekzekutivit që flet me këtë, për çfarë po e mbajnë në sirtar. E di që ka në Parlament nga ata që po lobojnë për kreun e SPAK. Fundjavën e kaluar tek prokurori Dritan Prençi ka pasur zyrtarë ndërkombëtarë. Janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si po menaxhohet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK. Prokurorët janë në hall.
Të të hyjë një politikan që në këmbim të votave në KLP, i shpëtojë një dosjeje në SKY EÇ ose korrupsioni. Opozita ka dosje të tjera, por flas për maxhorancën.
Garantoni procesin se nesër do të të ngeli ty fatura. Janë disa të vegjël që kanë probleme me SPAK, dhe thonë si mund t’i shpëtojmë, e flasin për vota pastaj.
Politikanë e deputetë të rëndësishëm, patjetër, se nuk mund ta bëjë një i vogël që nuk i hapin as telefonin”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje