
Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin Rrumi i Shijakut dhe vëllai i tij Vullnet Muça kanë ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë arrest me burg të dhënë ndaj tyre.
Apeli pritet të japë vendimin ditën e sotme në orën 15:00.
Pas operacionit të SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit u ekzekutuan 6 masa sigurie, mes të cilave për Rrumin dhe vëllain e tij.
Masë sigurie është lëshuar edhe për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut. Ai aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar për operacionin “Revanshi”.
Lini një Përgjigje