TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 08:46

"Kanceri më sfidoi, por jo sa politika", rrëfimi i Mimoza Kusarit: Si e zbulova tumorin në gji

Shkruar nga Pamfleti

"Kanceri më sfidoi, por jo sa politika", rrëfimi i Mimoza

Politikania nga Kosova, Mimoza Kusari-Lila, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, ku tregoi se si zbuloi se kishte një tumor në gji.

Ajo tha se gjithçka nisi gjatë një kontrolli rutinë, që e kryen çdo vit. “Pas kontrolleve, zbulova se kisha një tumor 1 cm”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjikale iu nënshtrua edhe trajtimit me rreze.

Deputetja u shpreh se momenti kur u diagnostikua me kancer përkoi me periudhën më të ashpër të sulmeve politike ndaj saj në Kosovë.

“Kur u diagnostifikova me kancer, kam qenë në kulmin e sulmeve politike. Por ballafaqimi im personal, momenti kur e kuptova që kam kancer, ka qenë pjesa më e lehtë në raport me pjesën e jashtme. Thoja: qelizat malinje të brendshme i kam më lehtë t’i kontrolloj se ato që gjenden jashtë, ose që mundohen të më sulmojnë nga jashtë”, rrëfeu Kusari për "TCH".

Lini një Përgjigje