
Aman o Dhionisios Alfred Petro Beleris, na thuaj ndonjë lajm andej nga “Athina mu”?! Se këtë vend e ka marrë lumi.
Kush pret deri të premten ore palikari, të marrim vesh ndonjë haber sakllam, ç’thuhet nga Athina?! Aman ore na ndriçoni ne helenika, se këto mediat tona në shqip, po na lënë shurdh-memec!
Ai Syri i majtë i “Mjeshtrit të madh” flet vetëm për luftën e Putinit, konfliktin në Sudan apo mosmarrëveshjet mes Indisë dhe Pakistanit në Xhamu e Kashmir….
Ndërsa Syri i djathte, flet vetëm për shkeljen e të drejtave të njeriut të labëve greqisht-folës në Himarë, që maskohen si vorioepiriotë të lasht nga frika e Republikës së Shqipërisë….
Aman o Dhionisios Alfred Petro Beleris(nuk di me ke gamuto emër të thërras, se e ke ndërruar aq herë sa edhe qirje Qirjako Mitsotaqis nuk e di si të quaj tamam), na thuaj ndonjë lajm andej nga “Athina mu”?!
Se këtë vend e ka marrë lumi.
E ka mbytur “patriotizmi” dhe “nacional-shovinizmi” i madh.
Berisha, pasi ka marrë Mitrovicën e Veriut, Leposaviçin dhe Zubin Potokun, tani po lufton t’i marri Serbisë edhe Sanxhakun….
Ndërsa qirje protiburgos Edi Rama, pasi çliroi Finiqin në një betejë të ashpër me MEGA(Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen) dhe u mori grekeve vorioepiriotë të OMONIA-s Himarën, tani po lufton të çlirojë Filatin dhe Paramithinë në zemër të Greqisë….
Lini një Përgjigje