Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Seanca do të mbahet në orën 13:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri.
Fredi Beleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin te 313 në Tiranë. Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si për Belerin po ashtu edhe Kokoveshin.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Nëse shpallet flajtor, Fredi Beleri rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg sipas ligjit shqiptar. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.
Lini një Përgjigje