TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2023, 11:10

Kërkesa për gjykim të shkurtuar, Lefter Koka dhe Alqi Ballko dalin sot para GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për gjykim të shkurtuar, Lefter Koka dhe  Alqi Ballko

Ditën e sotme janë paraqitur në seancë për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi. 

Sot pritet që gjykata të shprehet nëse do të pranoje apo jo gjykimin e shkurtuar. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 për ish deputetin Alqi Bllako.

Gjithashtu për këtë aferë, janë kërkuar 10 vite burg për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton ndërsa 7 vite për Stela Gugalljan.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nëse gjykata do të pranojëë pretencën e prokurorisë.

Sipas SPAK provohet fakti që janë kryer vepra penale, për ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion’,’ pastrim parash’ e ‘shkelje të barazisë në tendera’. Procedura në negocimin pas shpalljes dhe koncesioni ju dha shoqërisë ‘Albetek Energy’ shpk.

Ish-ministri Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar të gjitha procedurat ligjore. Anëtarët e komisionit nuk kanë respektuar ligjin. Kontrata ka qenë e paracaktuar që të fitohej nga kompania Albtek Energy shpk. Mërtiri dhe Zoto kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin.

Ish-ministri Lefter Koka, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion dhe se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në inceneratorin e Elbasanit dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.

Lini një Përgjigje