TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 20:36

Takimi i Ramës në Athinë/ Nipi i Mitsotakis në sulm, poston foto me djalin e Belerit

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ramës në Athinë/ Nipi i Mitsotakis në sulm, poston

Pas takimit të Ramës me shqiptarët e Athinës Mitsotakis ka hedhur në sulm nipin e tij, djalin e ish ministres së Jashtme greke Dora Bakoyannis.
Kostas Bakoyannis, ka përkujtuar vizitën e tij rreth një vit më parë në Himarë, duke ndarë foto me djalin e Belerit.

“Në prag të 15 gushtit, një vit më parë, vizitova Himarën! Ishte si një peligrinazh. Mikpritja e himariotëve ishte emocionuese. Pak para se të futesha në makinë për kthimin, përshëndeta një familje të re. Dy prindër me një fëmijë në moshën e djalit tim të vogël. Nëna më tha një fjalë, ‘mos na harroni”, shkruan ai në këtë postim.

Teksa nuk la pa përmendur as flamujt grek që kishin ngritur gjatë vizitës së tij në Himarë, duke vijur me provokimet e pashembullta.

“Nuk do t’i harroj ata njerëz që qajnë me flamurin grek, që pak metra larg kufirit dhe në kushte shpesh të pafavorshme, mbajnë të pashuar flakën e helenizmit, me gjuhën, me traditat, me historinë, me shpirtin e tyre. Kemi bërë shumë beteja së bashku. Si Athinë, por edhe me kryesinë e rrjetit B40 të përbërë nga dhjetëra bashki nga 11 vende të Ballkanit. Disa gjëra i tejkalojnë kryebashkiakët dhe qeveritë! Disa gjëra kapërcejnë fraksionet dhe partitë. Duhet të na bashkojnë“, shkruan më tej ish-kryetari i bashkisë së Athinës.

Komentit të Bakoyannis nuk kishte se si t’i mungonte Fredi Beleri. Ai tha se ishte gëzim i madh kur takoi djalin e Belerit, duke thënë se ai ka një barrë të rëndë mbi supe, pasi është kthyer në zërin e të atit.

“U gëzova shumë kur takova mikun tim Petros Beleris, djalin e Fredit. Një djalë i ri që mban një barrë të rëndë mbi supe, pasi është kthyer në zërin e babait të tij. Zërin e demokracisë që nuk burgoset dot. Zërin e qytetarëve që nuk heshtin, në vullnetin e popullit që nuk falsifikohet”, përfundon komenti i tij në foton e postuar në Instagram.

kyriakos mitsotakis edi rama

Lini një Përgjigje