
Inceneratori i vërtetë që po djeg çdo ditë e më shumë klanin e djegësve Iute-Kredo-MCA-Final dhe MCR/Kredital bashkë me kunadhen e financave Mete dhe mamuthin e bankave Sejko, pritet të zbërthehet ditët në vijim nga SPAK.
Mete, ishte në krye të negocimit të çdo marrëveshjeje që lidhte Ministria e Financave, e që zhyti në borxhe pa fund shtetin shqiptar. Ndihmesë kishte bashkëshorten simpatike Ledja Tusha një ish modele, që falë njohjes së mirë të anglishtes dhe pamjes tepër joshëse arriti t’i afrohej zyrës së Kryeministrit.
Babloku e mbajti pranë disa vite në Departamentin e Zhvillimit të Ndihmës së Huaj, ku Ledia koordinonte në mënyrë perfekte çdo detaj që duhet të negociohej në dëm të interesave të shtetit dhe në favor të interesit të bashkëshortit të saj.
Aktet kalonin për miratim në Këshillin e Ministrave, me buzëqeshje, qetësi dhe ëmbëlsi...
U negociuan nga 2015 e këtej dhjetëra marrëveshje huaje dhe grante. Politikat fiskale të vendit ishin “de facto” në duart e kunadhes, që i shtriu duart deri në territorin e koncesioneve. Më pas edhe tek mikrokreditë.
I qetë, i padukshëm dhe dinak, ndryshe nga babai i rrëmbyer, pinjolli i Bilbil Metes, që njihet si prokurori i “Gjallicës”, kunadhja u fut pa u ndjerë në fushën e piramidave mikro financiare.
Me ardhjen e Guvernatorit Gent Sejko në krye të Bankës së Shqipërisë (shkurt 2015), Kunadhja Mete dhe Mamuthi Sejko krijuan sektin e financave që do fuste shtetin në kolaps dhjetë vite më pas.
Pasi sajuan një plan perfekt vjedhjeje me pretekstin për “uljen e kredive të këqija”, firmosën një Plan Veprimi, duke e bindur Bablokun, se kjo ishte zgjidhja që kishte dhënë FMN dhe Banka Botërore. Në fakt ky ishte mashtrimi perfekt për të ngjallur “piramidat” që kishte luftuar Bilbil Mete dhe Mark Pëllumbi pas vitit 1997.
Një retrospektivë e shkurtër e post-piramidave, fakton se hetimin e kompanisë piramidale “Gjallica” të Shemsie Kadrisë, Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, ku humbën 300 milionë dollarë të 69 mijë shqiptarëve e kreu Bilbil Mete. Avokat mbrojtës i mashtruesve të Gjallicës ishte avokati Mark Pëllumbi, ish sigurims i njohur dhe i konvertuar në avokat pas viteve ‘90.
Mete dhe Pëllumbi, shokë dhe dy ish sigurimsë të një shkolle e regjimi “luftuan” në gjykatë kundër njëri-tjetrit. Spektakli i “dënimit” të bosëve të Gjallicës zgjati me vite. Prokuror Mete u ‘djersit’ shumë për të dhënë drejtësi, por avokat Pëllumbi nuk e lejoi. Paratë humbën, Shemsie Kadria bëri disa vite burg, derisa u amnistua në 2007.
Prokuror Mete në vitin 2022 refuzoi t’i bëhej vetting dhe u largua me dorëheqje.
Në kartelën e pasurisë së tij figuronte një vilë e madhe 3 katëshe në rruga “Bruzi” Nr.10 Laprakë, e lartësuar pasi u “dënua” Shemsie Kadria, në fillim pa leje, pastaj shteti ia legalizoi. Avokati Mark Pëllumb nga ana tjetër vazhdoi edhe disa vite karierën e tij derisa martoi vajzën.
Sara Pëllumbi në 2015 martohet me Drejtorin e Komunikimit të kryeministrit Rama, Endri Fuga.
Rastësitë nuk mbarojnë këtu. Kolonjari Bilbil Mete është kushëri i parë i Skënder Kaçupit, Dekanit të mirënjohur ndër vite të Fakulteti të Drejtësisë. Nuk është faji i Ervin Metes që mbaroi “shkëlqyeshëm” fakultetin juridik në shkollën që drejtohej nga “babai”.
Me krijimin e skemës financiare të mikro kredive, Guvernatori Sejko përveç skemës me Iute-MCA-Final lëshon një licencë për kunatin e tij Elton Gjipali dhe një për kushëririn e Ervin Metes, Klei Kaçupi, pinjoll i Skënder Kaçupit.
Micro Credit Risk me Nipt L91803020G, që ka ndërruar emrin në Credital është themeluar në 10.5.2019, nga Elton Janina, Klei Kaçupi dhe një prestanome Dashnor Osmani. Liçenca me Nr. 45 është lëshuar nga Guvernatori Sejko në 13.11.2019, pa pikë përgjegjësie vetëm 4 muaj pasi ishte krijuar një shoqëri me persona pa asnjë lidhje me fushën e aktivitetit bankar. Në atë kohë Klei Kaçupi ishte vetëm 19 vjeç. Koiçidon që po atë tetor 2019, pra një muaj më parë Ervin Mete hapi zyrën private “GMConsulting” te Sky Tower. Aty ku bëri disa muaj “konsulencë” ligjore dhe financiare pa asnjë staf ndihmës. Më pas në 2020 u bë drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post që e mbajti disa vite e ku supozohet se ka mbikëqyrë institucionet e pensioneve si dhe Iute-MCA-Final bashkë me kushëririn Kaçupi që kishte pjesë tek MCR/Credital.
Me daljen e disa artikujve mediatikë për MCR, kunadhja Mete me nuhatje të hollë, urdhëron kushëririn Kaçupi të largohet nga kompania sepse po dekonspiroheshin. Klei Kaçupi, në 29.8.2023 shet vetëm për 50 milion lekë të vjetra aksionet e një aktiviteti shumëmilionësh mikro kredie.
Kunadhja e Financave të Shqipërisë, u thirr nga SPAK para një muaji për çështjen e inceneratorëve.
Por inceneratori i vërtetë që po djeg çdo ditë e më shumë klanin e djegësve Iute-Kredo-MCA-Final dhe MCR/Kredital bashkë me kunadhen e financave Mete dhe mamuthin e bankave Sejko, pritet të zbërthehet ditët në vijim nga SPAK.
Mashtrimi me kreditë e këqija është një plan mafioz që Mamuthi Sejko po përpiqet ta justifikojë më kot si lëvizje për të mbrojtur depozitat e shqiptarëve nga kreditë e këqija të grumbulluara në vitin 2015.
Ka dale deri tani që 100 mijë shqiptarë janë mashtruar. A do futen në kafaz hekuri Mamuthi Sejko me Kunadhen Mete për këtë masakër financiare? Vijon…/Pamfleti
Lini një Përgjigje