TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 17:02

Vrasësi i efektivit në arrati, Dogjani akuza policisë: Situata jashtë kontrollit, një djalë i ri lëviz i armatosur

Shkruar nga Pamfleti

Vrasësi i efektivit në arrati, Dogjani akuza policisë: Situata
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave.

Dogjani kërkon nga instancat përkatëse që të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes në mënyrë që autori të mbajë përgjegjësi.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Një ngjarje e dhimbshme jo vetëm për kolegët dhe familjen e tij, por edhe për gjithë qytetarët shqiptarë për faktin se vritet shteti vritet polici me uniformën e shtetit. I kërkoj organeve ligjzbatuese që të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, të çojnë autorin para përgjegjësisë penale, të marrin masa për të kthyer policinë në misionin e saj, për të rikthyer policinë në punën parandaluese të veprave penale”, tha Dogjani për Ora News.

Dogjani nuk kursen akuzat ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa thekson se bluzave blu u ka dalë situata nga kontrolli.

“Policia në vitet e fundit dita ditës ka dalë nga misioni i saj. Policia duhet të bëjë një punë parandaluese. Në momentin kur ne shohim që një djalë i ri lëviz i armatosur dhe qëllon mbi policinë e shtetit imagjinojeni se në çfarë deregjeje ka shkuar siguria e jetës në Shqipëri. Policisë i ka dalë situata nga kontrolli", tha Dogjani.

asllan dogjani efektivi fier vrasja

Lini një Përgjigje