
Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, ditën e djeshme në Baltëz të Fierit, ka tronditur opinionin publik në vend duke sjellë në vëmendje rolin e punonjësit të policisë në shoqëri dhe respektimin e uniformës policore.
Eksperti Fatjon Softa në një intervistë për “Report Tv”, u shpreh se ka disa pista në lidhje me vrasjen e djeshme, por sipas tij kemi të bëjmë me një konflikt të çastit.
“Mund të ketë një pistë të tretë që mund të ketë një të kaluar në lidhje me familjarët e tij. nëse ka një vrasje e cila është rastësore, e konsideroj si qënie sociale policin, si çdo qytetar tjetër, që mund të vriten për çështje krejt banale. Raste të tilla kanë vrarë jo pak të rinj shqiptar.
I veshur me uniformë duke shkuar në detyrë nuk mund ta quaj të tillë. Ky mund të jetë përfshirë në veprime që merret me persona të dyshimtë”, tha Softa.
Lini një Përgjigje