
Eksperti Artan Rexhepi ka folur lidhur me vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia në Fier.
Ai tha se referuar informacioneve dhe të dhënave lidhur me këtë ngjarje, si pistë kryesore mund të jetë ajo e një revolte të momentit.
Eksperti shprehet gjithashtu se negociatat duhet të ishin në nivele më të larta.
“Si fis janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe nëse nuk vendosin që ta dorëzojnë do ta kenë shumë të vështirë që ta gjejnë. Negociatat duhet të ishin në nivele më të larta, në nivele drejtorësh. Pista e hasmërisë për mua bie edhe pista e vrasjes së paramenduar bie sepse nuk ka arsye përse të marrësh prindit më vete. Pra mund të them që është një konflikt i momentit”, tha ai për "Abc News".
Më tej ai shtoi se është shumë e rëndësishme që reputacioni i policisë të rritet, ndërsa theksoi se Fieri është një qytet kur lëvizin grupe kriminale.
Lini një Përgjigje