
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, ndërsa avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, i kanë kërkuar gjyqtares Irena Gjoka të heqë dorë nga çështja ‘Partizani’.
Në një prononcim për mediat, Gjokutaj u ndal te çështja e gjyqtares ku tha se nëse nuk jep dorëheqjen, brenda tre ditësh do të bëjnë kërkesë për përjashtimin e saj.
Ai theksoi se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik.
“Siç e dini kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja. Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj.
Ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku t'i shmanget sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka.
Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje.
Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”, tha avokati i Berishës.
Lini një Përgjigje