TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 16:45

Balla takon homologun italian: Në veprim 14 ekipe të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Balla takon homologun italian: Në veprim 14 ekipe të

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar homologun italian Matteo Piantedosi.

Gjatë takimit, ministri italian Matteo Piantedosi ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier si dhe ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të shqiponjave.

Balla tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, ‘Guardia di Finanza’ dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas.

“Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol”, thekson Balla.

Ndër të tjera, Balla bëri me dije se gjatë sezonit turistik do të ketë mbështetje me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.

balla ministri italian matteto piantedosi

Lini një Përgjigje