TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 14:57

Vrasja e efektivit në Fier, Romeo Kara: Goditje edhe ndaj shtetit, të kthehet dënimi me vdekje

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e efektivit në Fier, Romeo Kara: Goditje edhe ndaj shtetit, të

Avokati Romeo Kara ka folur lidhur me vrasjen e oficerit të policisë në Fier, i cili e cilëson ngjarje të rëndë, pasi kjo është edhe një goditje ndaj shtetit, ndaj dikujt që shërben për të mbrojtur qytetarët.

“Mendoj se ngjarja është shumë e rëndë. Demotivuese për policinë, që kemi nevojë ta motivojmë. Ngjarje që mendoj se duhet zbardhur deri në detaje, për të parë motivet. Si kemi arritur në këtë pikë, si guxon dikush të vrasë një qytetar të thjeshtë aq më tepër një polic. Mund të kemi hesape të mëparshme të cilët kalojnë në hakmarrje. Kur bëhen ndaj policisë ka marrë hak ndaj shtetit. Duke parë që ka qenë anëtar i SMV në PD, atëherë po mendoj që jo me ju në emision por të paktën në këtë studio kam thënë se ka qenë strukturë e jashtëligjshme. Ka marrë në dorë atribute të jashtëligjshme. Duhet ndalur sa më shpejt”, tha Romeo Kara për “Report Tv”.

Sa i përket autorit të vrasjes, tashmë në arrati, avokati shprehet në mënyrë radikale jo vetëm për të por edhe për persona që guxojnë të marrin jetën e një personi me uniformë shtetërore.

“Kur goditet shteti, këto duhet të jenë pa ngjyra politike, por edhe retorika politike të mos i denigrojë. Palët përdorin etiketime denigruese sa që edhe te njerëzit rritet mllefi. Duhet hequr dorë. Janë njerëzit tanë, për të na mbrojtur, rendin kushtetues. T’i vëmë gishtin kokës. Po nuk u arrestua, le ta paguajë. Jam radikalë për këta njerëz. E them pa ndrojtje, këta persona nuk meritojnë të jetojnë. Jam për kthimin e dënimit me vdekje. Le të bëhet gjithçka e mundur, personi të kapet dhe të zbardhet ngjarja”, shton ai.

Lini një Përgjigje