TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 18:15

I dënuar për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ish-ministri përmes një kërkese drejtuar Gjykatës kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.
Në ankimin e depozituar, Koka kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023.

Sipas Lefter Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Po ashtu kërkohet shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Ish-ministri Lefter Koka aktualisht ndodhet në burg, pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marrë në shtatorin e vitit të shkuar.

lefter koka gjk afera inceneratoret

Lini një Përgjigje