TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 07:31

'Strasburgu kërkon të zbardhet roli i drejtuesve!', Ferdinand Dervishi: Si e sabotoi shteti 21 Janarin

Shkruar nga Pamfleti
'Strasburgu kërkon të zbardhet roli i drejtuesve!',
Ferdinand Dervishi

Kritika të drejtpërdrejta për Prokurorinë e Tiranës pati kryeministri Rama në 13-vjetorin e 21 janarit, ndërsa e vetmja shpresë duket se është që dosjen ta rihapë SPAK. 

Gazetari Ferdinand Dervishi evidentoi shkeljet që nxori Gjykata e Strasburgut.

“Vendimi i Strasburgut ka disa pika. Së pari thotë që autoritetet ndërhynë në hetime padrejtësisht, që shteti ndërhyri në këtë dosje. Ka disa pika që janë mbështetur: Nuk është zbardhur përgjegjësia e zinxhirit komandues. A e kanë lexuar dhe dinë si funksionon garda. Se çfarë do të bënte atë ditë e ka të shkruar dhe që ka një zinxhir komandues që jep urdhra. Garda atë ditë në Kryeministri ka qenë autoriteti më i lartë. Pra Strasburgut të thotë të shikohet dhe të zbardhet përgjegjësia e zinxhirit komandues.

Do të jepja një shembull me Fatos Nanon në 14 shtator në 1998, e mori me dhunë dhe e nxori nga Kryeministria, pasi i rrezikohej jeta. Ata thonë që duhet të hetohet zinxhiri komandues dhe jo persona të veçantë. A kishte njerëz aty Brenda që dhanë urdhra gojojë? Kjo është e sabotuar.

Videot e kamerave janë fshirë, gëzhojat nuk janë gjetur, garda nuk ka serverin e komunikimeve. Blloku shtetëror që i është hetimit është i madh. Më e rënda është kur nuk u zbatuan urdhër arrestet e prokurorisë nga policia. Mos arrestimi i tyre është një tjetër dëm që i është bërë hetimit” tha ai.

Dervishi bëri një skaner të të gjitha veprimeve që sipas tij bëri Sali Berisha për të prishur dhe manipuluar provat.

“Sali Berisha sulmoi prokuroren dhe presidentin, akuzoi opozitën për vrasje me çadër pistoletë, akuzoi gazetarët për puç, nuk lejoi prokurorinë që të hetonte, mbylli dyet e kryeministrisë. U fshinë kamerat e kryeministrisë. Fillimisht u tha se nuk ka server fare. U mohua që të ketë server për radiot e gardës. Nuk u dha armatimi i gardës për ekspertim. Nuk u zbatuan urdhrat e policisë për arrestimet. 18 ditë. Këtu u bë loja e madhe. U fshinë provat Brenda kryeministrisë. Laboratori ynë kriminalistik nuk nxori asnjë provë. Por i nxorën amerikanët. Drejtori i spitalit ushtarak tha se janë vrarë nga afër. Njëri nga ekspertët e kriminalistikës merrte ashklat për të orientuar idenë e rikoshetës, që umetua nga shteti i kohës dhe që gjykata e pranoi si të tillë. Berisha thotë, një prokurori e përgjegjshme vepron dhe jep zgjidhje, por kur kjo nuk ndodh, atëherë ka gjithmonë rrugë të tjera. Atëherë Berisha e përjashtoi prokurorinë me këtë deklarim.

Si rezultat, çfarë patëm? Të gjithë deputetët e PD-së ishin te spitali Ushtarak. Kanë bërë punën e tyre. Dhe rezultati i punës së Berishës ishte se i nxori vrasje nga pakujdesia. Në lartësinë e trupit të njeriut kishte 26 goditje, po hapësirat mes shufrave të hekurave? I bie mbi 100 goditje. Këtu nuk ka të shtëna në ajër por të drejtpërdrejta” tha ai. Më pas renditi gabimet e socialistëve. “Në 2014 Tahiri me iniciativën e vet, shkund policinë për të bërë një hetim për mos zbatimin e urdhrave nga policia, zinxhiri komandues që ishte atë kohë, ishim 3 vite pas ngjarjes dhe arrihet në konkluzionin që duke mos u zbatuar urdhrat e arrestit për 18 ditë u zhdukën dhe u prishën provat. Kjo i është çuar prokurorisë që drejtohet nga Llalla dhe edhe sot nuk është marrë vesh se çfarë u bë me këtë raport. Socialistët nuk e kanë vrarë mendjen se çfarë u bë me këtë dosje. Më pas vjen ministër, Sandër Lleshaj dhe sot vijnë në krye ata që ishin atë kohë, grupi çiftelia dhe hodhën në rrugë Arben Frashërin. Në 11 Nëntor 2023 Balla, thotë “Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë e shtetit në 21 Janar”.  Rrumbullaku që atëherë ka qenë zv/ drejtor i policisë së shtetit tani do të hetojë Rrumbullakun drejtor. Këta janë tmerr, për të qeshur dhe për të qarë” tha ai i ftuar në Report Tv.

 

ferdinand dervishi 21 janari

Lini një Përgjigje