TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 22:41

Altin Dumani hetoi në 2013-ën dosjen e gardistëve të “21 janarit”, gazetari rikujton përfundimet e kreut të SPAK në gjykatën e Apelit

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani hetoi në 2013-ën dosjen e gardistëve të

Gazetari Ferdinand Dervishi ka sjellë në kujtesë përfundimet e kreut të SPAK Altin Dumani në vitin 2013-ën kur kishte në mbronte gjetjet e organit të akuzës ndaj 2 gardistëve Ndrea Prendit dhe Andrea Llupos në 21 janar.

Në “Studio Live”, Dervishi tha se ato që ka gjetur gjykata e Strasburgut që e konsideron ngjarjen një krim shtetëror, janë të njëjta me ato të Dumanit në 2013-ën kur u kërkua dënimi i gardistëve me nga 22 vite burg.

Vendimi i GJEDNJ është fiks ‘copy paste’ i akuzës që ka mbrojtur Altin Dumani në gjykatën e Apelit. Vërteton që prokuroria ka qenë në rregull me hetimin e ngjarjes dhe vlerësimin e provave dhe fajësimin e provuar të autorëve. Gjykata ka dhënë vendim të paligjshëm. Ato që ka gjetur Gjykata e Strasburgut janë të njëjta me mbrojtjen e akuzës apo atë që quhet pretencë në gjykatën e Apelit nga kreu i SPAK sot, Altin Dumani”, tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje