
Dosja e “21 janarit” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në disa emisione.
Marik Nika, xhaxhai i Aleks Nikës është përplasur me ish-drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi, duke i thënë se ai nuk jeton dot pa Sali Berishën.
Këtë ia ka thënë në momenti që Prençi i drejtoi një pyetje në lidhje me mundësinë që kishte qeveria aktuale për zbardhjen e 4 vrasjeve më “21 janar”, gjatë dikutimeve në “Now”.
Pjesë nga debati:
Prençi: Nëse Rama do e kishte seriozisht zbardhjen e vrasjeve, nuk e ka penguar Gjykata e Strasburgut por e ka penguar ajo që do ta përdor politikisht vrasjen e fëmijëve tuaj.
Prençi: A ka pasur mundësi që kjo qeveri të investojë më shumë për 21 janarin për të zbardhur të vërtetën?
Nika: Mua s’më vjen keq për Ramën, nuk paragjykoj njeri. Unë e kuptova dhe qëndrimin tënd sepse ti s’mundesh me jetu pa Berishën.
Lini një Përgjigje