TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2024, 21:51

“SPAK meriton notën 7”, Beci në “Të Pashoq” tregon mangësitë e Prokurorisë së Posaçme!  

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK meriton notën 7”, Beci në “Të

Ish-prokurori Eugen Beci në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit” ka velerësuar punën e deri tanishme të SPAK.

Ai deklaroi se puna deri më tani ka qenë e kënaqshme, por sipas tij SPAK duhet të heqë vëmendjen nga krimet e shkuara dhe të fokusohet tek ato që po kryen aktualisht në mënyrë që të parandalojë dëmet ekonomike që ato po bëjnë.

Pjesë nga intervista:

-Nëse do të vendoseshit në pozitat për të bërë një vlerësim me notë konkrete mbi punën e deritanishme të SPAK, cila do të ishte ajo?

Beci: Vlerësimi profesional do të ishte nota 7.

-Pse?

Beci: Për disa elementë. E rëndësishme është që kur të vendosësh të ushtrosh ndjekjen penale të zbatosh një më një të gjithë rregullat dhe normat që parashikon Konventa Evropiane e të Drejtave të njeriut dhe Kodi i procedurës penale dhe të mos kushtëzohesh në faktin që patjetër dikush dihet të futet në burg. E rëndësishme në ushtrimin e ndjekjes penale një prokurori kushtetuese në Republikën e Shqipërisë është zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ti duhet që në bazë të procedurës të dënosh gjithkënd dhe të sekuestrosh pasuarit pa shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut në të kundërt ajo kthehet në boomernga ndaj teje. E dyta të ndalet ndjekja historike, por të ndiqen dhe hetohen ato që po vjedhin aktualisht. 

Lini një Përgjigje