TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2024, 21:14

Aferat në shëndetësi, Eugen Beci: SPAK të thërrasë Edi Ramën, sot janë në burg njerëz që as mendohej që do kishin këtë fat

Shkruar nga Pamfleti

Aferat në shëndetësi, Eugen Beci: SPAK të thërrasë

Në pjesën e parët të podcastit 'Të Pashoq', në kanalin në Youtube të “Pamfletit” po diskutohet dëshmia pa dëshmi e Ilir Beqajt! A do të thirren Edi Rama dhe Vilma Nushi të japin llogari për miliardat e Shëndetësisë? Çfarë thotë ligji për shoqërimin e tyre me forcë? I ftuar është ish-prokurori Eugen Beci. Ai ka deklaruar se Rama duhej të ishte dëshmitar jo vetëm në komision, por edhe në SPAK.

Pse SPAK nuk thërret kryeministri. Ore si u krijua dosja e sterilizimit. Si u krijua dosja e chek up. Nuk arrij ta kuptoj pse ngurojnë ata bëjnë, kur SPAK mirë keq ka disa rezultate në luftën atikorrupsion. SPKA ka bërë të ndihen keq ndaj ligjit dhe shumë zyrtarë qa as mendohej se do arretoheshin. Nga pikëpamja profesionale, një person që ka dijeni është kryesor për tu pyetur. Nëse çdo dosje abuzimi të pushtetarëve, ka një rol kryeministri. Nëse nuk ka rol, ti si drejtues qeverie ka dijeni. Mund të thirret dhe për ta kompletuar formalisht dosjen. Më mirë thirre, pyete dhe thuaji që e mora, e pyeta dhe nuk ka përgjegjësi penale. Dhe krijon atë që fundi i pandëshkueshmërisë ka ardhur”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje