
Ish-prokurori Eugen Beci ka deklaruar se mund të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim sa i takon punës së SPAK.
Duke folur në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube ai u ndal dhe te dosja “McGonigal”, ku tha se ka ardhur koha të merret në pyetje edhe kryeministri Rama.
“Kreu i mazhorancës ka dijeni për shumë vepra penale të cilat SPAK i ka quajtur të tilla. Për këtë arsye minimalisht për të mësuar se çfarë di ky njeri, duhet të thirret jo vetëm për McGonigl por dhe të tjera. Dosja McGonigal është shumë interesante sepse do të tregojë se sa bashkëpunim ka mes SHBA dhe SPAK, pasia amerikanët kanë avancuar shumë në atë dosje”, tha ai.
Lini një Përgjigje