
Ish-prokurori Eugen Beci ka deklaruar se mund të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim sa i takon punës së SPAK.
Duke folur në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube, ai tha se SPAK duhet të godasë dhe ministra e zyrtarë aktualë, jo vetëm ish-funksionarë.
I pyetur se kush janë dosjet e nxehta që ka SPAK, nga ku priten zhvillime në afat të shkurtër, ai tha: “Zhvillimet afat shkurtra kanë të bëjnë me korrupsion e zyrtarëve të lartë. 50 për qind e kryetarëve të bashkive të kësaj mazhorance jan të pandehur apo arrestuar. Kemi dosjet e PPP. Të gjitha këto dosje SPAK ka për detyrë ti çojë më tej dhe të realizojë procesin e arrestimi apo marrjes të pandehur dhe të realizosh procesin e dënimit. Priten zhvillime te dosjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Dosje që SPAK nuk ka arritur sukses njësoj si te krimi i organizuar. SPAK vërtet ka te ish-kryeministra, ish-ministra. Nuk ka rezultat te ata që nuk e kanë ‘ishin’ para. Kjo pritet dhe shpresoj që të ndryshojë. SPAK duhet të ketë jo vetëm hetimet historike, por të ketë edhe hetime aktuale të zyrtarëve të lartë”.
Lini një Përgjigje