TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2024, 21:34

“Politikanë të tjerë do të dalin në SKY”, Beci në “Të Pashoq”: Krimi i organizuar është shtrirë deri në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti

“Politikanë të tjerë do të dalin në SKY”,

Ish-prokurori Eugen Beci në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit” deklaroi se nga dosjet e SKY dhe EncroChat do të ketë arrestime të reja.

Sipas tij, ajo çfarë është arritur të ç’kodohet deri më sot është një sasi tepër e vogël e asaj që është sjellë nga prokuroria Franceze, Holandeze dhe Belge. Më tej Beci paralajmëroi se do të zbardhen lidhje të reja të politikes me krimin dhe raste abuzive korrupsioni.

Pjesë nga intervista:

-Edhe ju bëni pjesë te ata njerëz që kanë pritshmëri të larta të paktën referuar dosjes nga përgjimet e platformave SKY dhe EncroChat. Ju keni paralajmëruar shpërthime të bujshëm keni thënë se çfarë nuk do të shihini në vazhdim.

Beci: Kronologjia e dosjeve të metamorfozës është një kronologji e cila të lejon të analizosh faktin që në vazhdim do të ketë shumë më tepër seç kemi parë deri më sot. Edhe nga pikëpamja sasiore edhe ajo cilësorë. Sepse deri më tani kemi arë peshqit e vegjël... Fakti që ka shumë përdorues, mbi 8 mijë përdorues të SKy Encrocat të cilat janë zbuluar për shkak të operacionit që tashmë dihet nga Belgjika, Holanda dhe Franca, kapjes së serverit të Sky Encrochat dhe skriptimi i këtyre bisedave sigurisht që deri sa kanë ardhur një sasi e vogël e transkipteve dhe deri sa SPAK ka mundur deri më sot të identifikojë kodet e shumë pak përdoruesve, atëherë të lind e drejta të kuptosh se në këto kampione që akne ardhur metamorfoza 1,2,3, apo revanshi, kemi parë një simbiozë të fortë të lidhjes së krimit të organizuar me politikën. Analiza të lejon të kuptosh që në rast se do të vazhdojë zbërthimi i këtyre transkriptove të cilat nesër do të përkthehen në prova nga SPAK, sigurisht që do të kemi zhvillime shumë të rëndësishme për sa i përket luftës kundre krimit të organizuar. Nga ajo që kemi parë është se krimi i organizuar e ka futur në darën e vet politikën shqiptare. Atëherë jo me parashikim fallxhorësh, por me parashikim analitik, arrijmë të kuptojmë se dhe në transkiptet e tjera do të kemi shumë më tepër zhvillime të cilat vijnë si rrjedhojë e komunikimeve që krimi i organizuar dhe politika në këto platforma kanë vepruar dhe kanë shkruar pa teklif. Çfarë nënkupton kjo, korrupsion do të kemi shumë në këto dosje, sigurisht do të kemi zyrtarë të lidhur jo vetëm nga politika por edhe nga drejtësia.

-I bie se thuajse se të gjithë politikanët e kanë përdorur këtë platformë?

Beci: Në mos e kanë përdorur, janë bërë pjesë në mënyrë indirekte nga palët e treta duke folur për ta. Këtu pastaj mbetemi për të parë nga pikëpamja profesionale se si SPAK do trajtojë një bisedë që është bërë mes meje dhe teje për personin e tretë dhe këtu hynë në lojë metoda teorike e të provuarit të indiceve dhe atyre mjeteve të kërkimit të provës për të provuar bisedën tonë me prova reale.

Lini një Përgjigje