
Në pjesën e parët të podcastit 'Të Pashoq', në kanalin në Youtube të “Pamfletit” po diskutohet dëshmia pa dëshmi e Ilir Beqajt! A do të thirren Edi Rama dhe Vilma Nushi të japin llogari për miliardat e Shëndetësisë? Çfarë thotë ligji për shoqërimin e tyre me forcë?
I ftuar është ish-prokurori Eugen Beci. Ai komentoi dhe situatën e filmuar dje, ku Beqaj hoqi shishen e ujit të Kuvendit dhe nxori nga çanta të vetën. Kjo u interpretua se ai ka frikë nga helmimi. Por Beci mendon të kundërtën.
“Është një detaj që nuk ka lidhje me atë që thoni. Nëse do flasim teorikisht, sistemi i burgjeve te ne është korrekt se nuk besoj se ndodhin situata të tilla. Nëse dikush ka vendosur të bëjë një veprim të tillë nuk e bën në Komision parlamentar. Meqë po bëhem si kandidat për shoqatën e konspircionistëve, nëse është dikush që do ta eliminojë nuk e bën aty. Dhe e dyta nuk besoj se ruan veten. Duhet parë se ndoshta ka dashur t’i bëjë reklamë ndonjë firme tjetër uji”, tha ai.
Lini një Përgjigje