
Gazetarja Klodiana Lala tha se kreu i PD Sali Berisha u thirr në SPAK si person në dijeni për 4 vrasjet e 21 Janarit 2011.
Ajo tha se Berisha do të pyetet edhe për një çështje tjetër, që ka të bëjë me moszbatimin e urdhrit të prokurorisë së asaj kohe dhe për ndalimin e zinxhirit të drejtuesve të gardës së Republikës.
Gazetarja thekson se Berisha do të duhet të japë shpjegime për "21 Janarin". Ajo shton se hetimi nuk ka në fokus ekzekutorët por ata që urdhëruan gardën të qëllojnë mbi protestuesit.
“Është thirrur si person në dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi ka rezultuar se Berisha ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë gjatë kohës që kanë ndodhur ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Është dhe një çështje për të cilën do të pyetet Berisha. Grupi i ngritur nga prokuroria e Përgjithshme e asaj kohe, Berisha nuk zbatoi urdhrin e kryeprokurores për ndalimin e zinxhirit të drejtuesve të gardës së Republikës.
Berisha do të duhet të japë shpjegime pse nuk u zbatua urdhri. Pasi sipas hetimeve të kohës, ai i mbajti gardistët brenda ambienteve të kryeministrisë dhe sa kohë kishte imunitet, prokuroria nuk hynte dot në ambiente u shfrytëzua kjo kohë për të prishur provat, u fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike, u ndërrua gjilpëra e armës së përdorur nga Ndrea Prendi.
Prokuroria ka 2 vendime, SPAK u vu në lëvizje nga e veja e Aleks Nikës”, u shpreh Lala për “News 24”.
Lini një Përgjigje