TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 22:51

“SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e Ilir Metës”, gazetari bën deklaratën e fortë: Akuzohet për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e Ilir Metës”,

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO.

“Unë kam informacion që është rrëzuar tre herë arrestimi i Metës para vitit të ri. Ka dosje flagrante. Kanë ardhur provat flagrante nga SHBA për pastrim parash. E ka kërkuar SPAK arrestimin dhe ka refuzuar GJKKO”, ka thënë gazetari.

Kërkesa për arrestim Doçi tha se është bërë për çështjen e lobimit në SHBA.

Sipas tij Meta akuzohet për pastrim parash.

“SPAK ka hapur vetëm disa raste sporadike korrupsioni. Është refuzuar arrestimi i Metës sepse hetimet nuk janë të plota duan prova të tjera dhe ka tre vite. Për çështjen e lobimit. Letërporositë nga SHBa kanë ardhur që prej vitit të kaluar dhe është konfirmuar fakti penal i dyshuar nga SHBA. Këto para janë shpenzuar gjatë 2016-2017 nga LSI në SHBA për lobin dhe këto para nuk janë deklaruar as në kqz as në ildkp. Dyshohet se janë para të pista që janë pastruar. Meta vazhdon i lirë sot, ku po godet drejtësia sot opozitën”, ka thënë gazetari në Report Tv.

ilir meta

Lini një Përgjigje