
Gazetari Artur Zheji ka folur mbi situatën e opozitës dhe Partisë Demokratike, veçanërisht mbështetësve të Sali Berishës.
Ai tha se mbështetësit e Berishës janë të përkushtuar ndaj tij, edhe pse e kuptojnë se partia ka nevojë për një lidership të ri.
“Halli i parë i Foltores, është kreu i saj. Ata kanë një dashuri dhe një përkushtim ndaj kreut absolut që ushtron impresion dhe pushtet. Ata e kuptojnë. Ata kanë një ngërç. Ata e kuptojnë që duhet të fillojë një riorganizim i ri, por nuk mund të sakrifikojnë për këtë doktorin. Doktori aq më tepër në arrest shtëpie nuk mund të jetë lideri i një opozitë dhe i foltores, ky është një problem shumë i madh psikologjik”, u shpreh Zheji.
Zheji ka folur edhe lidhur me pozicionimin e Ilir Metës dhe heshtjen e tij.
Analisti thotë se kjo tregon se aleanca e kreut të Partisë së Lirisë me Sali Berishën është në pikën më të dobët.
“Meta është një mungesë shumë shprehëse. Mungesa është kaq ulëritëse, dhe habitshmërisht ka mbetur e panënvizuar. Nuk është debat dhe temë në asnjë emision. Mendoj se mesazhi kryesor, dhe këtu gabon Saliu, nuk është që Meta do t’i thotë Ramës se unë nuk jam me Saliun, por Meta do t’i thotë amerikanëve se unë nuk jam me non grata. Jam në opozitë, me non grata nuk jam, sepse jam pro-amerikan”, shtoi ai.
Gjithashtu edhe analisti Artur Zheji i qëndron të njëjtit mendim se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kërkon një distancim nga Berisha dhe pa krijuar krisje të madhe.
“Meta po jep mesazhe të drejtpërdrejta për amerikanët. Do pa krijuar krisje të madhe, distancim të dukshëm dhe mesazh të qartë për ndërkombëtarët. Emergjencë kryesore ka të shmangi keqkuptimet me amerikanët, që ata të jenë të qartë që ai nuk është me Berishën”, tha Zheji në ABC News.
Lini një Përgjigje