TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 20:54

21 janari/ Spartak Ngjela: Rrezikohen gjyqtarët që dënuan gardistët, të korruptuar ose të paaftë

Shkruar nga Pamfleti

21 janari/ Spartak Ngjela: Rrezikohen gjyqtarët që dënuan

Avokati Spartak Ngjela, ka folur për shtyrjen e seancës për 21 janarin nga Gjykata e Lartë.

Ngjela tha se do të shqyrtohet vendimi i dhënë për dy gardistët që u dënuan me 1 dhe 3 vite burgim pasi qëlluan ndaj protestuesve.

Sipas tij gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, rrezikojnë, pasi një vendim i tillë mund të jepet vetëm nga të korruptuarit ose të paaftët.

“Në fillim ka qenë një gjyq krejtësisht jashtë konceptit procedurial normal, nuk janë marrë të gjithë të pandehur, tani janë marrë qarqet e larta si të pandehur. Kjo ka rifilluar për të dhënë në drejtësi dhe ka marrë personalitete të mëdha, edhe ministrin si të pandehur. Është përmirësim i abuzimit të parë. Nëse gjykata dënon dhe e kalon në sfera shumë të arsyetuara me fakte, rrezikohen gjyqtarët e dënimit të parë. Edhe akuzatorët e dënimit të parë. Sepse kuptohet se ata janë ose të korruptuar ose të paaftë. Sepse është shkelje ligji. Ato quhen vendime absolutisht të pavlefshme”, u shpreh Ngjela.

Sa i takon pyetjes nëse edhe Berisha mund të merret si i pandehur për 21 janarin, avokati tha se ish-kryeministri është larg përgjegjësisë penale.

Këtë ai e arsyeton me faktin se vendimet e qeverisë janë kolegjiale dhe nuk mbahen përgjegjësi personale.

“Atë duhet ta gjente prokuroria jo unë. Atë e ka akuza. Me një të folur apriori, ai është larg për përgjegjësinë penale sepse një vendim qeverie ka një dispozitë, për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Vendimet e qeverisë prandaj i shpëtojnë sepse janë vendime kolektive pavarësisht se firmos kryeministri”, tha Ngjela duke folur për Report Tv.

21 janari spartak ngjela

Lini një Përgjigje