TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 19:22

GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë, Vangjush Dako del nga qelia dhe i drejtohet banesës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë, Vangjush Dako del nga qelia dhe i

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka lënë qelinë dhe është nisur drejt banesës së tij.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ndryshoi masën e sigurisë,  duke vendosure “arrest shtëpie”, për shkak se skaduan afatet e paraburgimit. Pak më parë shihet kur ai del nga burgu dhe i drejtohet banesës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Lidhur me këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj, Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës: Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë pasur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

 

Lini një Përgjigje