
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ku do të qëndrojë edhe për zhvillimin e samitit për Ukrainën nesër.
Detajet e para nga axhenda e vizitës së tij janë zbuluar.
Mësohet se Zelensky në orën 9:00 të mëngjesit të nesërm do të pritet në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.
Në orën 11:00 do të bëhet pritja e delegacioneve në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet sesioni me dyer të mbyllura.
Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë të pranishëm liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.
Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky si dhe Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhelyi.
Kjo do të jetë dita e parë e Samitit. Ndërkohë në ditën e dytë të Samitit në 29 shkurt do të vazhdojnë diskutimet mes liderve të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit.
Sakaq axhenda zyrtare do të publikohet sot në orën 20:00.
Lini një Përgjigje