
Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit, ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për shtyrjen e seancës për këtë çështje.
Mark Nika e konsideron këtë një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin.
Ai thotë se do të vijojnë të ndjekin çështjen deri në fund.
“Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë që gjykata e lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror. Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit. Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re. Ky vendim është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor, ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi”, ka thënë Mark Nika në një reagim për Top Channel.
Lini një Përgjigje