TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 16:18

Berisha kërkon lirinë, Gjykata shtyn sërish seancën për ish-kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërkon lirinë, Gjykata shtyn sërish seancën për

Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë.

Mësohet se seanca është shtyrë për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte pjesë e një trupi tjetër gjykues. 

Seanca për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ishte parashikuar të mbahej sot në orën 15:00.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. 

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. 

sali berisha

Lini një Përgjigje