
Gjykata e Lartë vendosi sot që të shtyjë vendimin për çështjen e “21 janarit”, që do të përcaktojë nëse hetimet do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme apo nga ajo e Tiranës.
Analisti Frrok Çupi, thotë se gjasat janë që çështja të kalojë në SPAK.
Sipas tij kjo do të thotë besim tek drejtësia, dhe një operacion i guximshëm për autorët e vrasjes por që do të ketë sukses.
“Kemi të bëjmë më një gjë tjetër, që të paktën gjykohet. Trendi i fakteve është se çështja do të shkojë në SPAK. Kjo do të thotë besim të drejtësia, dhe një operacion i guximshëm për autorët e vrasjes dhe kjo do të konsiderohet si operacioni më i vështirë, por më i suksesshmi në drejtësi”, tha Çupi në një intervistë për ABC News.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka bërë përgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve.
Dosja për vrasjen e Aleks Nikës po hetohet prej 2 vitesh nga prokuroria e Tiranës.
Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë.
Lini një Përgjigje